• e diel, 22 dhjetor 2024

Podoljak: Ukraina nuk do të bëjë tregti me territore për anëtarësim në NATO

Podoljak: Ukraina nuk do të bëjë tregti me territore për anëtarësim në NATO

Kiev, 15 gusht 2023 (MIA) - Këshilltari i shefit të kabinetit të presidentit ukrainas, Mihail Podoljak sot deklaroi se Ukraina nuk do të bëjë tregti me territoret e saj për anëtarësim në NATO.

"Tregti me territore për ombrellë në NATO? Kjo është qesharake. Do të thotë të zgjedhësh qëllimisht të fitosh demokracinë, të inkurajosh një kriminel global, të ruash regjimin rus, të shkatërrosh ligjin ndërkombëtar dhe t'ua transmetosh luftën gjeneratave të tjera", shkroi Podoljak në rrjetin social Iks (ish Tuiter).

Ai shtoi se përpjekjet që të ruhet rendi botëror dhe fitorja e Putinit nuk do të sjellin paqe në botë, por luftë të re. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR