• e premte, 11 tetor 2024

Podoljak: Ukraina është e gatshme për bisedime paqeje, por vetëm në bazë të së drejtës ndërkombëtare

Podoljak: Ukraina është e gatshme për bisedime paqeje, por vetëm në bazë të së drejtës ndërkombëtare

 Kiev, 31 korrik 2024 (MIA) - Ukraina është e gatshme për bisedime paqeje me Rusinë, por vetëm në bazë të së drejtës ndërkombëtare, deklaroi mbrëmë shefi i kabinetit të presidentit ukrainas, Mihail Podoljak.

Është e nevojshme të detyrohet Rusia të fillojë "negociatat të vërteta", tha Podoljak, raportoi Unian.

 "Propaganda ruse shpenzon shumë para për të krijuar një përshtypje - është  luftë, ne jemi gati për negociata, por Ukraina nuk është. Negociatat janë sigurisht të nevojshme, por është e rëndësishme të shihet se në çfarë kushtesh dhe mbi çfarë baze do të zhvillohen negociatat. Dhe gjëja kryesore e këtij koncepti (të së drejtës ndërkombëtare) është integriteti territorial dhe subjektiviteti, sovraniteti i shtetit", theksoi Podoljak. 

 Ai theksoi se negociatat do të jenë të frytshme vetëm nëse "funksionojnë mekanizmat për të detyruar Rusinë për paqe".

 "Duhet të ketë shumë më tepër dërgesa armësh në Ukrainë, veçanërisht të gjitha kufizimet, joformale apo formale, për goditjet në infrastrukturën ushtarake, kudo që ato ndodhen në Rusi, duhet shfuqizuar. Gjithashtu është e nevojshme që sanksionet ekonomike të funksionojnë shumë më mirë sesa sot", shtoi ai. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR