• e hënë, 23 dhjetor 2024

Podoljak: Rusia planifikon sulm terrorist, dëshiron "zonë të përhimtë pa banorë"

Podoljak: Rusia planifikon sulm terrorist, dëshiron

Kiev, 22 qershor 2023 (MIA) - Një nga këshilltarët kryesorë të presidentit ukrainas, Mihajllo Podoljak në Tuiter publikoi se Rusia planifikon ta sulmojë centralin bërthamor Zaporozhje, që të krijojë "zonë të përhimtë pa banorë".

"Rusia nuk mund ta mbajë Enerhodar dhe për këtë shkak mendon për sulm të madh terrorist ndaj Zaporozhjes, që ta ndal kundërofensivën ukrainase dhe të krijojë zonë të përhimtë sanitare pa banorë, si pjesë të status kuosë territoriale pa armëpushim", ka shkruar Podoljak në Tuiter.

Ai po ashtu tha se Moska mund të tentojë ta sulmojë edhe digën në Krivi Rih.

"Në këtë moment në vijim është minimi i centralit bërthamor, duke përfshirë edhe basenet për ftohje. Nëse Kremlini vendos të vazhdojë me këtë skenar, varet ekskluzivisht nga reagimi global. Duhet të definohen linjat e kuqe. Ata duhet t'i kuptojnë pasojat. Jo nesër. Sot", tha Podoljak.

Paraprakisht edhe Vollodimir Zelenski tha se Moska planifikon sulm ndaj centralit bërthamor, në çka Moska menjëherë reagoi, duke pretenduar se kjo është edhe një gënjeshtër. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR