Podoljak: Kievi pret më shumë sanksione kundër Moskës pas paralajmërimit të Putinit për vendosje të armës taktike bërthamore në Bjellorusi
- Kievi pret më shumë sanksione nga Evropa kundër Moskës pas vendimit të presidentit rus Vlladimir Putin që të sistemojë armë taktike bërthamore në Bjellorusi, deklaroi sot Mihaillo Podoljak, këshilltar i presidentit ukrainas, Vollodimir Zelenski.
- Post By Besnik Shuki
- 14:42, 26 mars, 2023

Kiev, 26 mars 2023 (MIA) - Kievi pret më shumë sanksione nga Evropa kundër Moskës pas vendimit të presidentit rus Vlladimir Putin që të sistemojë armë taktike bërthamore në Bjellorusi, deklaroi sot Mihaillo Podoljak, këshilltar i presidentit ukrainas, Vollodimir Zelenski.
Podoljak, po ashtu, e ka shprehur kërkesën e Ukrainës që Evropa t'i sigurojë më shumë armë për kundërofensivë.
"Është e domosdoshme që të rritet potenciali ushtarak i Ukrainës për kundërofensivë dhe të përforcohen sankisonet kundër Rusisë", tha Podoljak.
Presidenti rus Vlladimir Putin dje paralajmëroi se me kërkesë të Minskut do të sistemojë armë taktike bërthamore nbë territorin e Bjellorusisë. bsh/