Po tërhiqet uji nga fshatrat e përmbytura në Komunën e Dollnenit, një pjesë e tyre pa energji elektrike
- Post By Ajrije Rexhepi
- 20:14, 22 gusht, 2022

Shkup, 22 gusht 2022 (MIA) – Qendra për Menaxhim me Kriza sonte kumtoi se uji në vendbanimet e përmbytura në Komunën e Dollnenit po tërhiqet, si dhe pjesa më e madhe e komunës është pa energji elektrike si masë paraprake që të mbrohen banorët dhe rrjeti për furnizim me energji.
Ekipet e EVN-së janë në terren dhe po e ndjekin situatën. Ekipi i njësitit zjarrfikës Prilep ka punuar në pompimin e ujit nga një bodrum në një market në fshatin Llazhan.
“Deri në këtë moment nuk ka as të lënduar as të pësuar”, kumtoi QMK-ja. ar/