• e hënë, 23 dhjetor 2024

Po rritet numri i viktimave nga moti i keq në Gjermani

Po rritet numri i viktimave nga moti i keq në Gjermani
Berlin, 15 korrik 2021 (MIA) - Të paktën 43 persona humbën jetën në përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm të cilat e kapluan pjesën perëndimore të Gjermanisë, ndërsa 30 persona konsiderohen të zhdukur në rajonin Ajfel. Në atë rajon, në kufirin me Belgjikën dhe Luksemburgun, gjashtë shtëpi, në të cilat kanë qëndruar 30 persona, janë shembur gjatë natës së kaluar. Shumë përrenj dhe lumenj kanë dalë nga shtrati në krahinat federale zona Rajnska-Pfalc dhe Rajna Veriore-Vestfalia, në të cilat gjatë ndërhyrjes humbën jetën  dy policë. Qyteti Hagen është ndër më të goditurit. Banorët janë thirrur t'i lëshojnë shtëpitë e tyre dhe të drejtohen drejt pjesëve më të larta të qytetit. Meteorologët paralajmëruan shira të rrëmbyeshëm në këtë zonë edhe gjatë ditës së sotme. ar/  

QËNDRONI TË LIDHUR