• e martë, 24 dhjetor 2024

Po nxehet atmosfera rreth zgjedhjes së kryetarit të ri të Bankës evropiane investuese

Po nxehet atmosfera rreth zgjedhjes së kryetarit të ri të Bankës evropiane investuese

Bruksel, 29 gusht 2023 (MIA) - Ministrat e financave të vendeve anëtare të BE-së muajin e ardhshëm në takimin në qytetin spanjoll Santiago de Kompostela duhet ta zgjedhin kryetarin e ri të Bankës evropiane investuese (BEI).

Në garën për kreun e institucionit kryesor për BE për mbështetje financiare të projekteve infrastrukturore me seli në Luksemburg, janë disa kandidatë, por si favoritë kryesorë për pasardhës të kryesuesit aktual të BEI-së, Verner Hojer, konsiderohen eurokomisarja aktuale për konkurrencë, margarete Vestager dhe ministrja spanjolle e Financave, Nadia Kalvinjo. Krahas tyre, në lojë për këtë pozitë janëe dhe dy nënkryetarët aktuaë të BEI-së, Tereza Çervinjska nga Polonia dhe Tomas ostros nga Suedia, si dhe ish-ministri italian i Financave dhe Ekonomisë dhe ish-n[nguvernatori i Bankës qendrore të Italisë, Daniele Franko.

Përfaqësues zyrtarë të BE-së në deklarata për "Politiko", përparësi gjatë zgjehdjes i japin kalvinjos, duke pasur parasysh se ajo si ministre e Financabe edhe vetë është anëtare e trupit i cili duhet ta bëjë zgjedhjen.

"Zgjedhja në masë të madhe është vendim i ministrave të financave. Nëse jeni ministër aktual i financave, ju jeni në epërsi", deklaroi një funksionar anonim evropian.

Шефицата на Европската унија за заштита на конкуренцијата Маргрете Вестагер остави можност американската Влада да се стекне со акционерски акции кај водечките играчи во областа на 5Г технолог

Vlerësohet se rol kyç rreth zgjedhjes së kreut të ri të BEI-së do të ketë Franca, e cila ka vërejtje ndaj Vestagerit për shkak të vendimit të saj orej para katër viteve për bllokim të bashkimit të gjigantit francez për prodhimtari të lokomotivave dhe trenave "Alstom" me filianin për infrastrukturë hekurudhore të "Simens"-it gjerman.

Dy bashkëbisedues francezë të portalit bga Brukseli theksojnë se presidenti i Francës, Emanuel makron megjithatë end enuk ka vendosur se cilin  kandidat do ta mbështesë Parisi.

Nga ana tjetër, rrethanë vështirësuese për Kalvinjon, mund të jetë ajo që nënguvernatorja aktuale e Bankës së Spanjës, margarita Delgado është kandidatja mës erioze për kryetare të re të Birdit mbikëqyrës të BEI-së, kështu që ka pak gjasa që anëtaret e tjera të BE-së do të dakordohen që spanjollet të kryesojnë me dy institucione të rëndësishme evropiane.

Komiteti për çështje ekonomike dhe monetare në Parlamentin evropian tashmë e mbështetë nominimin e Delgados, por kandidatura e Kalvinjos për kreun e BEI-së, mund ta kthejë në lojë për kryetare të Bordit mbikëqyrës të BQE-së, n[nguvernatores së Bundesbankës gjermane, Klaudia Buh.

Nëse Delgado megjithatë zgjidhet në funksion në BQE, ajo mundet si favorite për të parën e BEI-së të imponojë një kandidate italiane, duke i pasur parasysh rezervat e Parisit ndaj Vestagerit,. Italia tashmë e nominoi bashkëpunëtorin e afërt të ish-kryeministrit italian dhe shef i BQE-së, Mario Dragi, Daniele Franko, por burime nga Roma theksojnë se ai mund të propozohet për anëtar të Bordit mbikëqyrës të Bankës qendrore evropiane, ndërsa për kreun e BEI-së të nominohet një kandidat tjetër.

Mosmarrëveshjet e këtilla rreth zgjehdjes së njeriut të parë të BEI-së, siç cekë "Politiko" janë vetëm hyrje në atë që do të pasojë pas zgjedhjeve për Parlamentin evropian në qershor të vitit të ardhshëm, kur do të "zhvillohet betejë e vërtetë për atë se kush do ta kryesojë BE-në". ab/

Foto: МIА Arkivi/Komisioni evropian

QËNDRONI TË LIDHUR