Po intervenohet në katër zjarre në zonat malore të komunës së Zhelinës, kryetari i komunës dyshon se janë të qëllimshme
- Qendra për Meanxhim me Kriza (QMK) informon se gjatë ditës janë evidentuar katër zjarre të cilat filluan në zonat malore në Komunën e Zhelinës. Zjarrë ka rreth fshatit Merovë në malin Gorë e Thatë dhe rreth Cerovës në malin Zheden, ndërsa sipas QMK-së të gjitha zjarret janë vënë nën kontroll falë ndërhyrjeve të shpejta dhe koordinimeve të shërbimeve kompetente.
- Post By Ramize Qamili
- 21:42, 28 gusht, 2025
Tetovë, 28 gusht 2025 (MIA) - Qendra për Meanxhim me Kriza (QMK) informon se gjatë ditës janë evidentuar katër zjarre të cilat filluan në zonat malore në Komunën e Zhelinës. Zjarre⁰ ka rreth fshatit Merovë në malin Gorë e Thatë dhe rreth Cerovës në malin Zheden, ndërsa sipas QMK-së të gjitha zjarret janë vënë nën kontroll falë ndërhyrjeve të shpejta dhe koordinimeve të shërbimeve kompetente.
"Në fshatin Cerovë, ekipet e zjarrfikësve të Tetovës janë aktive, ndërsa në fshatin Merovë, ndërhyrja kryhet nga ekipet e zjarrfikësve së bashku me "Pyjet Kombëtare". Gjendja vazhdon të monitorohet nga afër nga ana e Qendrës për Menaxhim me Kriza në bashkëpunim me institucionet. Megjithatë, është shqetësuese që individë të caktuar, duke vënë zjarre, po rrezikojnë natyrën, jetën e qytetarëve dhe të ardhmen e fëmijëve tanë", theksoi Muhamed Ali, drejtor i QMK-së.
Dyshimin se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme e shprehu edhe kryetari i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, përmes profilit të tij në Fejsbuk.
"Ju kujtohet disa javë më parë, sapo hapëm bulevardin në Zhelinë, shpërtheu zjarr në malet në Grupçin dhe Cerovë. Dhe përsëri sot, sapo i informuam qytetarët për projektet e reja, papritmas ndodhën zjarre të reja njëkohësisht. Po, shumë e quditshme. Punojmë për zhvillim, por me sa duket dikush punon për shkatërrim", shkroi Sejdiu.
Bëj apel tek të gjithë qytetarët për kujdes dhe përgjegjësi maksimale, pasi çdo pakujdesi ose veprim i paarsyeshëm mund të ketë pasoja serioze për njerëzit dhe mjedisin ku jetojmë. rq/
Foto: Blerim Sejdiu, Fejsbuk