• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Po digjet pylli ndërmjet fshatrave të Berovës Mitrashincë dhe Budinarcë

Po digjet pylli ndërmjet fshatrave të Berovës Mitrashincë dhe Budinarcë
Berovë, 21 korrik 2022 (MIA) - Po digjet pylli i përzier nga ahu dhe lisi ndërmjet fshatrave të Berovës Mitrashincë dhe Budinarcë. Komandanti i NJTZ, Sashko Rumenkovski për MIA-n tha se zjarri po përhapet për shkak të erës. Në teren kanë dalë zjarrfikësit, si dhe të punësuar nga NP "Pyjet e Maqedonisë". "Nevojiten forca shtesë që të parandalohet përhapja e shpejtë e zjarrit, është kërkuar nga Drejtoria e Mbrojtjes dhe Shpëtimit, ndërsa kryetari ynë e kërkoi edhe automjetin special për shuarjen e zjarreve pyjore nga Shoqata Vullnetare Zjarrfikëse në Pehçevë", tha Rumenkovski. Zjarri është regjistruar mbrëmë në barë të thatë nga ana e të punësuarve të NP "Pyjet e Maqedonisë", por pasdite është përhapur për shkak të erës. Sipas Rumenkovskit për momentin nuk ka rrezik, për vendbanimet në rajonin e Berovës, stuhia e zjarrit është në anën malore. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR