• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Pllasnica u furnizua me 300 kontenjerë plastik

Pllasnica u furnizua me 300 kontenjerë plastik
Kërçovë, 8 mars 2022 (MIA) - Qendra për zhvillim  të rajonit planor jugperëndimor, sot  kryetarit të komunës së Pllasnicës, Alija Jaoski, i dorëzoi 59 kontenjerë  plastik prej 1100 litra  dhe 258 kontenjerë të vegjël plastik prej 120 litra, të destinuara për amvisëritë dhe personat juridik në komunë. Kryetari i komunës Jaoski, me këtë rast shprehu falënderim të madh për kontenjerët e sapofurnizuar, të cilat do të mundësojnë  që higjiena në komunë të jetë në nivel shumë më të lartë. "Me kontenjerët e mëdhenj dhe të vegjël të sapofurnizuar, do të sigurojmë higjienë më të madhe në komunën tonë dhe tejkalim të problemit me mungesën e paketimit adekuat për deponimin e mbeturinave komunale. Kontenjerët e mëdhenj do t'i vendosim  në sipërfaqe publike në të gjitha vendet e populluara të komunës së Pllasnicës, ndërsa kontenjerët e vegjël plastik do t'u ndahen amvisërive dhe përparësi do të kenë ato amvisëri që kanë numër më të madh të anëtarëve", tha kryetari i komunës Jaoski. Sipas tij me kontenjerët e sapofurnizuar mbi 80 për qind  do t'i kënaqin nevojat e komunës me këtë lloj ambalazhe. Kontenjerët e rinj siç ishte potencuar  në ngjarje janë pjesë e projektit për efikasitet të përmirësuar energjetik në objektet publike dhe zvogëlim të ndotjes së mjedisit jetësor  në rajonin planor jugperëndimor. Qëllimi bazë i këtij projekti është përmirësimi me menaxhimin ndaj mjedisit jetësor në rajon, përmes zvogëlimit të ndotjes së tokës dhe ujërave. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR