• e diel, 22 dhjetor 2024

Plenkoviq: Serbia dhe BeH-ja duhet ta harmonizojnë regjimin e vizave me Bashkimin Evropian

Plenkoviq: Serbia dhe BeH-ja duhet ta harmonizojnë regjimin e vizave me Bashkimin Evropian

Zagreb, 25 shtator 2023 (MIA) - Serbia dhe Bosnjë dhe Hercegovina duhet ta harmonizojnë regjimin e vizave me Bashkimin Evropian, ndërsa problemi i migrimit të paligjshëm duhet të zgjidhet në kufirin e jashtëm të Unionit, para së gjithash në kufijtë e Greqisë dhe Bullgarisë me Turqinë, deklaroi kryeministri kroat Andrej Plenkoviq.

Në deklaratën e dhënë për gazetarët në Pazin, Plenkoviq vlerësoi se është gjithashtu e nevojshme "një politikë më e rreptë e regjimit të vizave që Bosnja e Hercegovina dhe Serbia duhet ta harmonizojnë me politikën e vizave të Bashkimit Evropian".

Nuk mund të arrish në aeroportin e Beogradit apo Sarajevës, ndërsa më pas të kthehesh nga turist në emigrant ilegal, tha kryeministri i Kroacisë. 

Ai hodhi poshtë mundësinë e vendosjes së telit në kufirin me Bosnjë dhe Hercegovinën fqinje.

"Kroacia ka më shumë se 6.000 policë në kufi, ruan kufirin e saj, nuk ka tela në kufirin me Bosnjë dhe Hercegovinën dhe nuk do të ketë, sepse kroatët dhe të gjithë qytetarët e BeH-së jetojnë në anën tjetër", theksoi Plenkoviq. qa/mb/

Foto: Arkivë

 

QËNDRONI TË LIDHUR