• e premte, 05 dhjetor 2025

Plani paqësor i SHBA-së për Ukrainën kërkon punë shtesë, konsiderojnë liderët evropianë dhe kryeministrat e Japonisë dhe Kanadasë

Plani paqësor i SHBA-së për Ukrainën kërkon punë shtesë, konsiderojnë liderët evropianë dhe kryeministrat e Japonisë dhe Kanadasë

Bruksel, 22 nëntor 2025 (MIA) - I përshëndesim përpjekjet e vazhdueshme të SHBA-së për vendosje të paqes në Ukrianë dhe konsiderojmë se drafti fillestar i planit prej 28 pikash përfshin elemente të rëndësishme që do të jenë me rëndësi thelbësore për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, kështu që besojmë se propozimi është bazë që do të kërkojë punë shtesë, ceket në deklaratën e përbashkët të grupit të liderëve pas takimit të tyre të sotëm në margjina të Samitit të G20-shit në Johanesburg.

"Jemi të gatshëm të angazhohemi për të siguruar qëndrueshmëri të paqes së ardhshme", ceket në deklaratën e përbashkët të kreut të Këshillit të Evropës, Antonio Koshta, të kreut të Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen, preidentëve të Finlandës dhe Francës, Aleksandar Stub dhe Emanuel Makron, të kryeministreve të Italiës, Xhorxha Meloni dhe të Japonisë, Sanae Takaiçi, kancelarit gjerman, Fridrih Merc dhe të kryeministrave të Britanisë së Madhe, Kir Starmer, Irlandës, Majkëll Martin, Kanadasë, Mark Karni, Norvegjië, Jonas Gar Store, Holandës, Dik Shouf dhe Spanjës, Pedro Sançez.

Në deklaratë ceket se liderët janë të qartë në qëndrimin për respektim të parimit se kufijtë nuk guxojnë të ndryshojnë me forcë dhe shprehin shqetësim për "kufizimet e propozuara për Forcat e armatosura ukrainae, që do ta linte Ukrainën të ndjeshme ndaj sulmeve të ardhshme".

"Përsërisim se zbatimi i elementeve që kanë të bëjnë me BE-në dhe NATO-n do të kërkojë dakordim nga anëtaret e BE-së dhe NATO-s. E shfrytëzojmë këtë mundësi ta cekim fuqinë e mbështetjes sonë të vazhdueshme për Ukrainën. Do të vazhdojmë të koordinohemi ngushtë me Ukrainln dhe SHBA-në në ditët në vijim", shtohet në deklaratë. ab/

Fotо: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR