• e shtunë, 09 nëntor 2024

“Plani i fitores” nga Zelenski për 36 orë u prezantua në Londër, Paris, Romë dhe Berlin

“Plani i fitores” nga Zelenski për 36 orë u prezantua në Londër, Paris, Romë dhe Berlin

Kiev, 11 tetor 2024 (MIA) - Pasi që presidenti i SHBA-së, Xho Bajden, për shkak të uraganit Milton, nesër nuk do të udhëtojë për në bazën ushtarake amerikane Ramshtajn, ku ishte paraparë të kryesonte me Grupin e kontaktit për mbrojtje të Ukrainës, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski u nis për një turne evropian.

Në takimin e nesërm është paraparë të koordinohet ndihma ushtarake për Kievin, ndërsa Zelenski t'u drejtohej aleatëve të tij kryesorë dhe të prezantojë "planin e fitores".

Zelenski në afat prej 36 orëve vizitoi Londrën, Parisin, Romën, Vatikanin, ndërsa turneu qëllimi i të cilit është të sigurojë ndihmë ushtarake shtesë, duhet të përfundojë në Berlin.

Presidenti ukrainas dje në Londër ia prezantoi planin kryeministrit britanik Ker Starmer dhe sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rute.

Zelenski tha se plani i tij "mëton të krijojë kushte për një përfundim të drejtë të luftës dhe Ukraina të mund të negociojë vetëm nga një pozicion i fortë". Ai kërkoi përsëri leje që Ukraina të mund të përdorë armët e dhuruara për sulme në territorin rus, me të cilën nuk pajtohet SHBA.

"Ligjërisht është e mundur, sepse Ukrainës i është lejuar të përdorë armët e saj, nëse mund të godasë caqe në Rusi dhe nëse ato caqe përbëjnë kërcënim për Ukrainën. Megjithatë, vendimi për këtë varet gjithmonë nga aleatët individualë", ka thënë Rute.

Presidenti i Ukrainës të njëjtën gjë ka kërkuar në takimin në Paris me presidentin francez, Emanuel Makron dhe në takimin me kryeministren italiane Xhorxha Meloni në Romë.

Meloni theksoi se Italia e mbështet fuqishëm Ukrainën, por se edhe armët italiane nuk mund të përdoren për sulme në territorin rus.

Zelenski pas takimit me Papa Françeskun në Vatikan do të udhëtojë për në Berlin, ku janë paraparë takime me kancelarin gjerman Olaf Sholc dhe presidentin Frank-Valter Shtajnmaer.

Bashkëpunëtori i Zelenskit, Dmitro Litvin hodhi poshtë zërat se presidenti ukrainas gjatë turnesë përpiqet të negociojë armëpushim nëpër qytetet evropiane.

"Kemi një plan për fitore që ka për qëllim të promovojë zbatimin e formulës së paqes. Nuk po flasim për asgjë tjetër", ka thënë Litvin.

Sipas portalit Politiko, turneu i Zelenskit ka pesë qëllime ku si e para theksohet anëtarësimi i Ukrainës në NATO, por sipas Politiko “nuk do të jetë e lehtë të merret një ftesë e qartë për shkurtë kohë”. Aleanca Veriatlantike më parë theksoi se Ukraina është rrugës për t'u bërë një ditë anëtare, por nuk ka një kornizë kohore, ndërsa mes skeptikëve për anëtarësim janë SHBA dhe Gjermania.

Ndërkohë, Berlini ka paralajmëruar ndihmë të re ushtarake për Ukrainën në vlerë 1.4 milionë euro.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR