• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Pjesë të mëdha të Floridës nën urdhra evakuimi me afrimin e uraganit Idalia

Pjesë të mëdha të Floridës nën urdhra evakuimi me afrimin e uraganit Idalia

Uashington, 29 gusht 2023 (MIA) - Uragani Idalia po i afrohet Floridas dhe mund të forcohet nga kategoria 1 në kategorinë 3 me erëra maksimale të qëndrueshme deri në 130 kilometra në orë, përderisa urdhrat për evakuim hyjnë në fuqi në disa vende në bregun perëndimor të gadishullit. 

Stuhia pritet të "intensifikohet me shpejtësi" dhe mund të bëhet një uragan i rrezikshëm i kategorisë 3 përpara se të godasë brigjet e Floridës nesër, deklaruan sot nga Qendra Kombëtare e Uraganeve.

Paralajmërimet për uragan dhe vigjilencë hynë në fuqi në disa pjesë të Bregut të Gjirit të Floridës, me urdhra evakuimi në disa zona. Urdhrat e evakuimit janë dhënë në gjithsej 23 qarqe.

Banorët e bregdetit paralajmërohen "t'i përfundojnë përgatitjet" për ndikimin e stuhisë. Po blehen ushqime bazë dhe po ruhen barnat e nevojshme dhe uji i pijshëm.

Ndërkohë, Administrata federale e Aviacionit i riorientoji fluturimet dhe mbylli rrugët drejt Gjirit, duke parashikuar uraganin Idalia. ls/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR