• e enjte, 08 janar 2026

Pit Hegset: Bllokada amerikane ndaj cisternave të naftës venezuelase mbetet 'kudo në botë”

Pit Hegset: Bllokada amerikane ndaj cisternave të naftës venezuelase mbetet 'kudo në botë”

Uashington, 7 janar 2026 (MIA) - Bllokada amerikane ndaj cisternave të sanksionuara të naftës së Venezuelës mbetet në fuqi "kudo në botë", tha Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së, Pit Hegset.

Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp urdhëroi një "bllokadë" të të gjitha cisternave të naftës që hyjnë dhe dalin nga Venezuela më 16 dhjetor.

Qeveria spanjolle informoi se kompanitë e vendit që operojnë në Venezuelë, përfshirë gjigantin e naftës Repsol, punojnë normalisht dhe kanë mbështetjen e qeverisë.

Komentet erdhën pasi Spanja paralajmëroi se nuk do ta njihte ndërhyrjen e SHBA-së në Venezuelë, të cilën Madridi thotë se shkel të drejtën ndërkombëtare.

Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Kompanive, Karlos Kuerpo, tha se marrëdhëniet tregtare me Venezuelën kishin rënë ndjeshëm vitet e fundit, duke shtuar se Spanja mban një prani prej 60 kompanish.

Ministri i Jashtëm spanjoll, Hoze Manuel Albarez tha se Madridi është në kontakt si me qeverinë e re në Karakas ashtu edhe me opozitën dhe se javën e kaluar ka folur me liderin e opozitës, Edmundo Gonzalez Urutia.

SHBA sot ka sekuestruar një anije cisternë "Marinera" e cila lundroi nën flamurin rus e cila dyshohet se transportonte naftë venezuelase. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR