• e enjte, 15 maj 2025

Pistorius: Mbështetja e SHBA-së për Ukrainën është kyçe për sigurinë e Evropës

Pistorius: Mbështetja e SHBA-së për Ukrainën është kyçe për sigurinë e Evropës

Berlin, 29 prill 2025 (MIA) - Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius deklaroi se pret që SHBA-ja edhe më tutje ta mbështesë mbrojtjen e Ukrainës, duke theksuar se konflikti nuk ka të bëjë vetëm me Ukrainën, por edhe për sigurinë e të gjithë Evropës, raporton DPA.

Në intervistën për televizionin RTL, Pistorius tha se siguria evropiane gjithmonë ishte përparësi për SHBA-në pas Luftës së Dytë Botërore dhe shprehu besimin se do të mbetet e tillë edhe në të ardhmen.

Lidhur me shqetësimet se SHBA-ja mund të zvogëlojë mbështetjen ushtarake dhe financiare për Ukrainën, ai tha: "Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta kompensuar këtë, por së pari do të bëjmë fushatë që SHBA-ja të mbetet e përfshirë".

Pistorius, i cili është nga radhët e Socialdemokratëve, është gjithashtu skeptik ndaj njoftimit të presidentit rus Vladimir Putin për një armëpushim të njëanshëm nga 8 deri më 10 maj, me rastin e 80-vjetorit të fitores ndaj Rajhut të Tretë.

"Përvoja tregon se njoftime të tilla shpesh mbeten vetëm në letër. Armëpushimi i Pashkëve i shpallur nga Putini nuk u respektua. Tani ai shpall diçka të re. Do të shohim nëse do të qëndrojë, veçanërisht kur bëhet fjalë për sulmet ndaj infrastrukturës dhe civilëve në zonat urbane", tha Pistorius. qa/

Foto: arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR