• e diel, 22 dhjetor 2024

Pistorius bën thirrje për vigjilencë me raportet për arsyet e sabotimit të gazsjellësve "Rrjedha Veriore"

Pistorius bën thirrje për vigjilencë me raportet për arsyet e sabotimit të  gazsjellësve

Berlin, 8 mars 2023 (MIA) - Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius tha sot se ai lexon me "interes të madh" raportet e mediave se një grup pro-ukrainas qëndron pas sabotimit të gazsjellësve "Rrjedha Veriore" 1 dhe 2 nën Detin Baltik, por paralajmëroi se nga ai  nuk duhet të dalin përfundime të parakohshme.

"Nevojitet qartë të bëhet dallimi nëse bëhet fjalë për një grup ukrainas  e cila ka vepruar me urdhër të Ukrainës ose atë e ka bërë pa njohurinë e qeverisë (ukrainase)", deklaroi Pistorius në Stokholm, ku mbahet  takimi i ministrave të Mbrojtjes të Bashkimit Evropian.

Pistorius tha se disa ekspertë madje e rrisin mundësinë se ky është një operacion me flamur të rremë, gjegjësisht  se është zbatuar nga një grup që pretendonte të ishte ukrainas.

"Nuk do të ishte hera e parë në historinë e ngjarjeve të tilla", tha ministri gjerman dhe shtoi: "Duke pasur parasysh këtë, përmbahem nga përfundimet e parakohshme".

I pyetur nëse këto raporte  mund ta minojnë mbështetjen e Perëndimit për Ukrainën, Pistorius tha se më shumë do të dëshironte të përgjigjej  në atë pyetje  kur të ketë informata të besueshme. "Gjithçka tjetër është hipotetike", shtoi ai.

Gazeta gjermane Cajt dhe stacionet televizive ARD dhe SVR raportuan dje se hetuesit kanë arritur kryesisht në rindërtimin e mënyrës se si tubacionet e gazit që lidhin Rusinë dhe Gjermaninë u hodhën në erë nën Detin Baltik natën e 26 shtatorit të vitit 2022.

Duke iu referuar disa personave zyrtarë anonim, këto media publikuan se pesë burra dhe një grua kanë shfrytëzuar një jaht të marrë me qira nga një kompani ukrainase në Poloni për t'i sulmuar gazsjellësit.

ARD tha se grupi përbëhej nga dy zhytës, dy ndihmës zhytës dhe një mjek, dhe të dyshuarit përdorën pasaporta të falsifikuara kur morën me qira jahtin, e cila lundroi nga porti gjerman Rostok.

Hetuesit federalë gjermanë konfirmuan se jahti u kontrollua në janar në lidhje me "kartën e dyshimtë" të tij, por nuk pranuan të komentojnë drejtpërdrejt raportet e mediave.

"Nju Jork Tajms" dje publikoi se autoritetet amerikane i kanë shqyrtuar raportet të cilat sugjerojnë se grupi proukrainas  qëndron pas shpërthimeve të gazsjellësit.

Qeveria ukrainase mohoi çdo lloj përzierje në këto sulme. Ministri i Mbrojtjes, Oleksej Reznikov, deklaroi në Stokholm se kjo do të jetë "kompliment" për forcat speciale ukrainase, por që kjo nuk është aktivitet i Ukrainës.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, i cilësoi sot raportimet e mediave për përfshirjen e supozuar të Ukrainës në shpërthimet e tubacioneve të gazit Baltik si një manipulim të koordinuar që synon fshehjen e organizatorëve të sulmeve.

"Ata që qëndrojnë pas këtij sulmi territorial padyshim duan të shpërqendrojnë vëmendjen", tha Peskov, raportuar nga mediat ruse. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR