• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pisonero: Harmonizim me politikën e jashtme të BE-së ndër kushtet për pagesën e mjeteve nga Plani i Rritjes së BP

Pisonero: Harmonizim me politikën e jashtme të BE-së ndër kushtet për pagesën e mjeteve nga Plani i Rritjes së BP

Bruksel, 5 shtator 2024 (MIA) - Pagesa e mjeteve nga Instrumenti i Rritjes dhe Reforma për Ballkanin Perëndimor për vendet e rajonit do të varet nga implementimi me sukses i reformave të harmonizuara me Komisionin Evropian dhe të përcaktuara në agjendat e reformave, mes të cilave është edhe harmonizimi me  politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, deklaroi sot zëdhënësja e KE-së për Politikë të Fqinjësisë dhe Zgjerim, Ana Pisonero.

 "Siç e dini, ato reforma i përfshijnë sferën socio-ekonomike dhe fushën e vlerave themelore", theksoi Pisonero.

 Ajo theksoi se në agjendat e reformave do të ceken edhe reforma dhe hapa konkretë që vendet e Ballkanit Perëndimor do të duhet t'i përmbushin për harmonizimin  me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, duke shtuar se për mospërmbushjen e të paraparës do të ketë pasoja.

 Sipas Pisoneros, Komisioni Evropian për momentin po i analizon agjendat e reformave të paraqitura nga vendet partnere nga Ballkani Perëndimor  dhe para se t'i miratojç do të konsultohet me vendet anëtare.

 "Kjo fillimisht duhet të bëhet. Procedura është në vazhdim", potencon Pisonero.

 Foto: Skrinshot

 

QËNDRONI TË LIDHUR