• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pisonero: Eurokomisioni e miratoi Planin për reforma dhe investimet në Ukrainë

Pisonero: Eurokomisioni e miratoi Planin për reforma dhe investimet në Ukrainë

Bruksel, 16 prill 2024 (MIA) - Komisioni Evropian ka marrë Vendim me të cilën ka dhënë vlerësim pozitiv për zbatimin e Planit për Ukrainën, që paraqet strategji gjithëpërfshirëse për reforma dhe investime në vendin për katër vitet e ardhshme, informoi sot zëdhënësja e KE-së për politikë fqinjësore dhe zgjarim Ana Pisonero.

"Plani bazohet në Mekanizmin ukrainas dhe garanton se Ukrainës do t'i mundësohet financimi për mbajtejn e adminiustratës së saj në funksion, për pagesë të pagave dhe pensioneve, për sigurimin e shërbimeve bazike publike dhe t'i mbështetë rindërtimin dhe rikonstruksionin derisa vazhdon të mbrohet nga agresioni rus", deklaroi Pisonero.

Ajo potencoi se pagesa e 50-të miliardë eurove të parashikuara me Mekanizmin në katër vitet e ardhshme, do të varet nga implementimi i reformave të kontraktuara dhe investime të theksuara në Vendim, si dhe nën kushtim që Ukraina të vazhdojë t'i mbështesë dhe respektojë mekanizmat demokratikë.

Plani identifikoi 69 reforma dhe 10 investime, të ndara në 146 tregues cilësorë dhe sasiorë.

Reformat e propozuara në Planin për Ukrainën mbulojnë 15 fusha, duke përfshirë energjinë, bujqësinë, transportin, tranzicionin e gjelbër dhe digjital, kapitalin njerëzor, si dhe ndërmarrjet shtetërore, mjedisin e biznesit, financat publike dhe decentralizimin.

Qëllimi i reformave është të përmirësojë qëndrueshmërinë dhe qeverisjen makroekonomike dhe financiare të Ukrainës, të rrisë kapacitetin dhe efikasitetin e administratës, përgjegjshmërinë dhe integritetin e gjyqësorit, të mbështesë zhvillimin e sektorit privat dhe të krijojë një mjedis të favorshëm për rritje të qëndrueshme ekonomike.

Investimet, nga ana tjetër, janë të destinuara për fushat e kapitalit njerëzor, energjisë, transportit, sektorit bujqësor dhe ushqimor, mjedisit të biznesit dhe politikave rajonale.

Vendet anëtare të BE-së tani kanë një afat prej një muaji për të miratuar këtë Vendim të Komisionit Evropian. Miratimi i Vendimit për zbatimin e Planit do t'i lejojë Komisionit t'i paguajë Ukrainës 1.89 miliardë euro në formën e parafinancimit, derisa të fillojnë pagesat e rregullta në lidhje me zbatimin e reformës dhe treguesve të investimeve të përcaktuara në dokument. mb/

Foto: EBS

QËNDRONI TË LIDHUR