Pirc Musar para deputetëve shqiptarë: Ballafaqohemi me kriza serioze globale, diplomacia, zgjidhja e vetme për përfundim të konflikteve
- Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, e cila sot është për vizitë në Shqipëri, mbajti fjalim para deputetëve në Parlamentin shqiptar, me ç'rast mes tjerash tha se "bota po ballafaqohet me probleme serioze, ndërsa diplomacia, është zgjidhja e vetme për fund të konflikteve".
- Post By Besnik Shuki
- 17:06, 23 maj, 2024
Tiranë, 23 maj 2024 (MIA) - Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, e cila sot është për vizitë në Shqipëri, mbajti fjalim para deputetëve në Parlamentin shqiptar, me ç'rast mes tjerash tha se "bota po ballafaqohet me probleme serioze, ndërsa diplomacia, është zgjidhja e vetme për fund të konflikteve".
Ajo e ka përmendur luftën në Ukrainë, për të cilën tha se nuk po bëhet mjaftë në mënyrë diplomatike, që t'i jepet fund konlfiktit.
"Komuniteti ndërkombëtar ndodhet në një kryqëzim mes të mirës dhe të keqes. E mira shënon bashkëpunim, ndarje të punës dhe gjithëpërfshirje. E keqja, ndjekje e verbër e objektivave të vet duke injoruar të tjerët. Të nderuar deputetë të parlamentit shqiptar, e keqja duhet të kundërshtohet. Jetojmë në një kohë krizash globale të rënda. Ka vetëm një mënyrë për të përballuar këto sfida për të ruajtur normat dhe vlerat. Në gjuhën e sportit quhet punë në grup", tha ajo, njoftoi ABC News.
Fatkeqësisht, shtoi ajo, ende duhet të përballemi me trashëgiminë e sjelljes reaksionare dhe se agresioni rus është shembulli më i afërt për ne.
Ajo tha se pozicioni i vendit të saj është i qartë, se Federata ruse ka shkelur rendin ndërkombëtar, duke vlerësuar me këtë rast se kushtet në Ukrainë janë të vështira dhe se roli i diplomacisë nuk u diskutua sa duhet në këtë konflikt.
Porositi se kemi vetëm një moto: "Mbetemi të bashkuar, të ndarë nuk arrijmë", se "BE-ja pa Ballkanin Perëndimor nuk është Bashkim Evropian" dhe se Shqipëria i plotëson kushtet për hapjen e negociatave. bsh/