• e diel, 22 qershor 2025

Pinjo: Vendimi i Gjykatës së përgjithshme të BE-së nuk e sjellë në pikëpyetje transparencën e KE-së

Pinjo: Vendimi i Gjykatës së përgjithshme të BE-së nuk e sjellë në pikëpyetje transparencën e KE-së

Bruksel, 14 maj 2025 (MIA) - Vendimi i sotëm i Gjykatës së pëgjithshme të BE-së nuk i sjellë në pikëpyetje transparencën e Komisionit evropian dhe rregullat e saj për evidencë të dokumenteve, por tregon se ajo është dashur të japë sqarim të saktë në përgjigjen e vet se nuk i posedon të dhënat e kërkuara, deklaroi sot zëdhënësja kryesore e KE-së, Paula Pinjo.

Deklarata e Pinjos ka të bëjë me aktvendimin e Gjykatës së përgjithshme të BE-së pas padisë së gazetës "Njujork tajms" sepse KE-ja ka refuzuar gazetares së tyre t'ia mundësojë qasjen drejt porosive SMS të këmbyera mes kryetares së Komisionit, Ursulla fon der Lajen dhe drejtorit ekzeklutiv të kompanisë "Fajzer", Albert Burla nga pranvera e vitit 2021, me të cilat është dakorduar furnizimi i vaksinave në valën e pandemisë së Kovid-19 në Evropë. Gjykata me seli në Luksemburg vlerësoi se Komisioni evropian "nuk ka dhënë sqarim të besueshëm për ta arsyetuar" refuzimin r kërkesës së gazetares.

Sipas saj, në këtë rast është bërë fjalë për kërkesë për qasje drejt dokumenteve dhe si ndaj çdo kërkese të tillë Komisioni së pari kontrollon nëse ka dokumente lidhur me atë kërkesë dhe nëse ato janë të kapshme.

Në pyetjen nëse kjo do të thotë se porositë SMS nuk janë gjetur sepse ishin fshirë me qëllim apo pa qëllim, Pinjo u përgjigj se ajo nuk ka përmendur kurfarë porosish.

 

Fotо: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR