• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pilotët e parë ukrainas përfunduan stërvitjen në SHBA për aeroplanët luftarakë "F-16"

Pilotët e parë ukrainas përfunduan stërvitjen në SHBA për aeroplanët luftarakë

Tuson, 30 maj 2024 (MIA) - Pilotët e parë ukrainas kanë përfunduar stërvitjen për aeroplanët luftarakë "F-16" në një bazë ushtarake në Arizona të SHBA-së ndërsa përfundimi i stërvitjes për pjesën tjetër duhet të vijojë këtë verë.

"Grupi i parë është diplomuar dhe pilotët e tjerë ukrainas po përfundojnë trajnimin e tyre këtu deri në fund të gushtit", deklaroi për "Zërin e Amerikës" zëdhënësja e Gardës kombëtare të Arizonës, kapiteni Erin Hanigan. 

Në mesin e të diplomuarve janë disa pilotë ukrainas që janë trajnuar në bazën e Gardës kombëtare të "Moris" në Tuson, deklaroi një zyrtar amerikan i cili për "Zërin e Amerikës" foli me kusht anonimiteti për shkaqe sigurie.

Për shkak të masave të rrepta të sigurisë për pilotët, zyrtarët nuk pranuan të thonë numrin e saktë të ukrainasve që u diplomuan ose numrin e mbetur në trajnimin luftarak "F-16".

Kievi ka kërkuar me këmbëngulje dorëzimin e aeroplanëve perëndimorë që kur Rusia nisi një pushtim të vendit të tyre në shkurt të vitit 2022. Në gusht të vitit 2023, presidenti amerikan Xho Bajden miratoi një plan për aleatët perëndimorë për të dërguar aeroplanët "F-16" në Ukrainë pasi trajnimi i pilotëve kishte përfunduar më herët. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR