• e premte, 20 dhjetor 2024

Pezeshkian për Makron: Irani e mban të drejtën t'i përgjigjet agresionit

Pezeshkian për Makron: Irani e mban të drejtën t'i përgjigjet agresionit

Teheran, 7 gusht 2024 (MIA) - Teherani e mban të drejtën t'i përgjigjet agresionit dhe kërcënimeve për sigurinë e Iranit, deklaroi sot presidenti iranian Masud Pezeshkian në bisedë telefonike me homologun francez Emanuel Makron.

 "Republika Islamike e Iranit beson se shmangia e luftës dhe përpjekja për të vendosur paqe dhe siguri në botë është një nga parimet e saj bazë, por në kuadër të së drejtës ndërkombëtare asnjëherë nuk do të hesht para kërcënimeve për interesat dhe sigurinë e vendit", paralajmëroi Pezeshkian.

Ai, gjithashtu, e kritikoi "sjelljen pasive" të SHBA-së dhe vendeve tjera perëndimore pas sulmit të Izraelit ndaj ambasadës iraniane në Damask dhe atentatin e liderit të Hamasit, Ismail Hanije në Teheran.

Pezeshkian theksoi se "rajoni dhe bota nuk do të shohin stabilitet, siguri dhe paqe derisa regjimi sionist, me mbështetje politike, financiare, mediatike dhe të armatosur të SHBA-së dhe vendeve perëndimore kryen gjenocid, krim dhe terror".

Ai citon edhe se Irani gjithmonë ka luajtur rol në vendosjen e paqes dhe sigurisë në rajon, por Izraeli bën përpjekje të "shkaktojë zjarr" në Lindjen e Mesme me "aksionet e saj terroriste dhe kriminele" kundër palestinezëve.

Presidenti iranian i bëri thirrje Perëndimit të dëshmojë se është përkushtuar në paqen e rajonit me tërheqjen e mbështetjes për Izraelin dhe ndërprerjen e sulmeve ndaj Gazës. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR