• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pezeshkian: Janë të mundshme bisedime të drejtpërdrejta me SHBA-në nëse në vepër dëshmojnë se nuk janë armik të Iranit

Pezeshkian: Janë të mundshme bisedime të drejtpërdrejta me SHBA-në nëse në vepër dëshmojnë se nuk janë armik të Iranit

 Teheran, 16 shtator 2024 (MIA) -  Irani mund të zhvillojë edhe bisedime të drejtpërdrejta me SHBA-në nëse Uashingtoni "në praktikë" tregon se nuk është armiqësor ndaj Teheranit, deklaroi sot presidenti iranian Masud Pezeshkian, raportojnë mediat britanike.

 "Ne nuk jemi armiqësor ndaj SHBA-së, ata duhet të ndalojnë armiqësinë e tyre ndaj nesh, duke treguar vullnetin e tyre të mirë në veprim", tha Pezeshkian i pyetur nëse Teherani do të ishte i hapur për bisedime të drejtpërdrejta me SHBA-në rreth rinovimit të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015.

 Ish-presidenti amerikan Donald Trampi e ndërpreu atë marrëveshje në vitin 2018, duke pretenduar se ishte shumë bujar ndaj Iranit dhe rinovoi sanksionet amerikane kundër vendit, ndërsa Teherani, siç kujtojnë mediat britanike, nga ana e tij filloi gradualisht t'i shkelë kufizimet e asaj marrëveshjeje.

Që nga marrja e detyrës në janar të vitit 2021, presidenti amerikan  Xho Bajdeni ka tentuar të udhëheqë negociatat për të ringjallur marrëveshjen bërthamore sipas së cilës Irani duhet të kufizojë programin e tij bërthamor në këmbim të heqjes së sanksioneve amerikane, si dhe atyre të BE-së dhe KB-së. Pavarësisht kësaj, Teherani refuzoi të negocionte drejtpërdrejt me Uashingtonin dhe këtë e bëri kryesisht nëpërmjet ndërmjetësve evropianë ose arabë. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR