• e premte, 20 dhjetor 2024

Petrushevski: KME Manastir punon me tre blloqe, ndërpritet kontrata me kompaninë “Markovski kompani”

Petrushevski: KME Manastir punon me tre blloqe, ndërpritet kontrata me kompaninë “Markovski kompani”

Shkup, 5 dhjetor 2024 (MIA) - KME Manastir nga dje prodhon energji elektrike me tre termoblloqet, gjegjësisht me kapacitet maksimal, ndërsa sot për shkak të kryerjes së pakujdesshme dhe cilësore të detyrimeve, ka shkëputur në mënyrë të njëanshme kontratën për nxjerrjen e qymyrit dhe mbetjeve ndërshtresore me kompaninë “Markovski kompani”, njoftoi sot drejtori i Kombinatit, Toni Petrushevski.

"Me përkushtim të punonjësve, në një periudhë të shkurtër kohore u funksionalizua termoblloku "Bitola 1", me qëllim pasi nuk iu nënshtrua remontit të rregullt vjetor, të ndihmojë në rritjen e prodhimit vendor në energjinë elektrike dhe të kontribuojnë në stabilitetin energjetik të vendit në prag të dimrit", deklaroi Petrushevski. 

Për shkak të neglizhencës dhe kryerjes së dobët të obligimeve të marra, theksoi ai, KME Manastir në mënyrë të njëanshme ka ndërprerë kontratën për nxjerrjen e thëngjillit dhe mbetjeve ndërshtresore me kompaninë "Markovski kompani".

Ndërprerjes së bashkëpunimit, siç tha ai, i kanë paraprirë paralajmërimet dhe indikacionet nga menaxhmenti i KME Manastir, se operatori nuk i realizon obligimet kontraktuale sipas shtrirjes, dinamikës dhe cilësisë së përcaktuar.

"Por, pavarësisht indikacioneve, marrëdhënia joserioze vazhdoi me shkelje flagrante dhe mospërfillje të detyrimeve të rëna dakord. Bëhet fjalë për një marrëveshje të lidhur më 13 shkurt të këtij viti, zbatimi i së cilës pushon të vlejë sipas nenit 15, sipas të cilit njëra nga palët mund ta zgjidhë atë para skadimit, nëse pala tjetër nuk përmbush detyrimet kontraktuale", theksoi Petrushevski. qa/

Foto: KME Manastir

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR