• e premte, 22 nëntor 2024

Petrovska: Tribunat partiake nuk janë përgatitje për zgjedhje të parakohshme, të cilat në këtë situatë do të ishin luks

Petrovska: Tribunat partiake nuk janë përgatitje për zgjedhje të parakohshme, të cilat në këtë situatë do të ishin luks
Shkup, 31 tetor 2022 (MIA) - Tribunat partiake nuk janë përgatitje për zgjedhje të parakohshme. Nëse pyetem personalisht, në këtë situatë në të cilën ndodhet jo vetëm Republika e Maqedonisë së veriut, por rajoni, Evropa, e madje edhe bota, zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë më tepër luks se sa që nevojiten. Këtë e deklaroi ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska sonte në Top tema në Telma, duke shtuar se tribunat partiake janë një prej instrumenteve që secila parti politike i zbaton për të qenë afër jo vetëm anëtarësisë, por edhe qytetarëve. plotësisht, theksoi, si parti në pushtet kemi obligim të jemi llogaridhënës para qytetarëve. Nga aspekti i sigurisë, potencoi ministrja e Mbrojtjes Petrovska, nuk ka dilema se qytetarët mund të "flenë të qetë", jemi pjesë e sistemit kolektiv të mbrojtjes që është vazhdimisht vigjilent dhe jemi këtu, tha, t'u përgjigjemi të gjitha sfidave. E pyetur cilat janë analizat lidhur me situatën në Ukrainë dhe për skenarin e mundshëm më të zi, jo theksoi se të gjitha analizat apo informatat që vijnë drejt tyre nëpër kanale të ndryshme i ndjekin me vëmendje. "Absolutisht 24 shkurti këtë vit tregoi se paqja nuk është e garantuar dhe nuk është dhënë njëherë e përgjithmonë. Kështu që, asgjë nuk përjashtojmë, megjithatë nuk do të rrisim tension shtesë në shoqëri. Por, mendoj se detyra e secilit institucion, përfshirë edhe MM dhe Armatën është të jenë të përgatitur. Punojmë në të gjitha planet, i ndajmë informatat me kohë, arrijnë drejt nesh informatat me kohë. Atë që  nuk mund ta pranoj është ajo që po ndodh në Ukrainë, sulmet ndaj caqeve civile, sulmet ndaj infrastrukturës së tyre kyçe dhe kuptohet ajo po bëhet me një qëllim të vetëm që Ukraina të dorëzohet. Periudha e kaluar tregoi se ai është skenar i keq dhe diçka që vështirë realizohet. Populli ukrainas tregoi guxim mjaft të madh dhe rezistencë ndaj asaj që po u ndodhë", tha mes tjerash Petrovska. Lidhur me bashkëpunimin ushtarak me Bullgarinë, ministrja Petrovska theksoi se kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm në fushën e mbrojtjes në sfera të ndryshme, këmbehen informata, kuadrot tona shkollohen atje, ndërkaq kemi edhe aktivitete të tjera të përbashkëta. "Ai është shembull që duhet ta ndjekin edhe segmentet e tjera të shoqërisë", porositi ministrja e Mbrojtjes. ab/  

QËNDRONI TË LIDHUR