• e hënë, 23 dhjetor 2024

Petrovska: Para disa javëve është dërguar lista e re për ndihmë ushtarake për Ukrainën, Shtatmadhoria e shqyrton

Petrovska: Para disa javëve është dërguar lista e re për ndihmë ushtarake për Ukrainën, Shtatmadhoria e shqyrton

Shkup, 6 nëntor 2023 (MIA) - Para disa javëve është është dorëzuar lista e re për ndihmë të re ushtarake për Ukrainën, e cila ende është objekt analize në Shtatmadhorinë e Armatës. Nëse mund të përgjigjemi pozitivisht, lista menjëherë do të dorëzohet në Qeveri dhe do të miratohet, informoi ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska.

Ajo në paraqitjen e sontme në Sitel theksoi se Ukraina ka nevojë për të gjitha llojet e pajisjeve.

"Ata kanë nevojë për të gjitha llojet e armatimit, sepse në varësi të planeve të tyre për kryerjen e aksioneve tokësore dhe ujore, kërkojnë nga ne pajisje të tilla", theksoi ministrja.

Shtoi se deri më tani janë dhuruar 12 helikopterë, për të cilët tha se nuk do të tjetërsohen derisa të arrihet një marrëveshje dhe të sillen tetë helikopterët e rinj në vendin tonë.

Theksoi se ende nuk dihet se nga do të blihen, pasi janë duke u shqyrtuar disa nga ofertat e dorëzuara.

Petrovska paralajmëroi edhe blerjen e dronëve ushtarakë.

"Dronët janë pjesë e teknologjisë më të re që mund të përdoren, ndër të tjera edhe për luftë dhe për mbrojtjen dhe garantimin e mbrojtjes së një vendi. Është prezantuar një analizë nga Shtatmadhoria e Armatës së Maqedonisë, ku sigurisht drejtimet e tyre janë pozitive, tashmë po punohet në precizimin e dronëve dhe deri në çfarë mase duhet të sigurohen dhe si do të inkorporohen të gjithë në sistemin tonë. Deri në fund të këtij viti pres që ekipi i formuar në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Armatë të dalë me propozim konkret për blerjen e dronëve", tha Petrovska. mb/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR