• e enjte, 10 tetor 2024

Petrovska: Përveç përfitimeve të sigurisë, së shpejti do të ndjehen edhe beneficionet ekonomike nga anëtarësimi në NATO

Petrovska: Përveç përfitimeve të sigurisë, së shpejti do të ndjehen edhe beneficionet ekonomike nga anëtarësimi në NATO

Shkup, 24 janar 2024 (MIA) - Asnjë vendim dhe proces nuk mund të përfundojë nëse nuk merren vendimet e vërteta në të njëjtën kohë. Vendimi për anëtarësimin tonë në Aleancë, që në vitin 2018 do të thoshte nënshkrim i Marrëveshjes së Prespës, e pastaj miratimi i ndryhsimeve kushtetuese, u tregua si vendim i sigurt, i urtë në kohën e duhur, me të cilën në të vërtetë është siguruar e ardhmja e vendit tonë, tha ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska në panelin "Maqedonia e Veriut - anëtare e sigurt e NATO-s me të ardhme evropiane.

Sipas Petrovskës, shembull më i shpejtë dhe më i dukshëm nga anëtarësimi ynë në NATO është transformimi i Armatës sonë dhe e gjithë kjo, siç tha është bërë dhe planet afatgjatë që janë sjellë, por edhe realizimi i tyre i suksesshëm.

"Por nuk mund të ketë armatë të suksesshme nëse investoni vetëm në pajisje, pa i kushtuar vëmendje potencialit njerëzor dhe kujdesit për të. Përfitimet nga Aleanca, përveç në kuptimin ushtarak, insistojmë që t'i afroni edhe në pjesën e arsimit, përmes projekteve që zbatohen, por edhe në pjesën e ekonomisë, në drejtim që kompanitë në Maqedoninë e Veriut t'i afrojmë pranë tregut të Aleancës", theksoi Petrovska.

Ajo përkujtoi në fillim të luftës në Ukrainë në vitin 2020 dhe çka do të ndodhte nëse vendi në atë moment nuk ka qenë anëtare e Aleancës. 

Lidhur me paralajmërimet nga NATO se do të investohet një shumë e madhe parash në prodhim të municionit dhe armëve dhe nëse vendi shihet në atë biznese, që në atë mënyrë të ketë përfitime nga NATO, Petrovska tha se në vend për momentin ekzistojnë disa kompani, që janë private për industrinë ushtarake dhe shteti nuk ka pjesëmarrje, të cilët me resurse të vera po përpiqen të marrin pjesë edhe në tregun jashtë shtetit.

"Prioriteti ynë në periudhën në vijim është t'i mbështesim ato kompani, përmes shtetit, në një kuadër institucional, të ndërgjegjshëm për sfidën që qëndron para të gjithëve neve dhe vendeve anëtare të Aleancës, por edhe përpara pjesës tjetër të botës, e kjo është, për fat të keq unë do të thoja si person, nevoja në rritje për armatim shtesë dhe pajisjen e kapaciteteve të ushtrive", theksoi Petrovska.

Gjenerali Mirosllav Stojanovski theksoi se në ndërtimin e Armatës sonë kemi filluar pothuajse nga e para dhe është dashur shumë përpjekje për të arritur në momentin kur tashmë mund të flasim për një ushtri moderne, të vogël dhe moderne. mb/

Foto: printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR