• e enjte, 07 nëntor 2024

Petrovska - Kareiras: Maqedonia e Veriut dhe Portugalia zhvillojnë bashkëpunimin në mbrojtje

Petrovska - Kareiras: Maqedonia e Veriut dhe Portugalia zhvillojnë bashkëpunimin në mbrojtje
Shkup, 12 tetor 2022 (MIA) - Ministret e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut dhe Portugalia, Sllavjanka Petrovska dhe Helena Kareiras sot në Bruksel në takim kanë biseduar për potencialin e zhvillimit të bashkëpunimit në mbrojtje, për të cilën së shpejti pritet të nënshkruhet Marrëveshja e bashkëpunimit në mbrojtje. "Nënshkrimi i marrëveshjes së parë të bashkëpunimit në mbrojtje ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Portugalisë, të cilën e presim së shpejti, do të jetë udhërrëfyesi ynë për të zhvilluar fuqishëm bashkëpunimin aleat midis Maqedonisë së Veriut dhe Portugalisë", tha ministrja Petrovska, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Petrovska theksoi se Maqedonia e Veriut është aleat aktiv në Aleancë dhe se vendi është i përkushtuar për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit rajonal, përmes pjesëmarrjes në misionin e NATO-s në Kosovë, si dhe në misionin e Bashkimit Evropian në Bosnjë dhe Hercegovinë. Maqedonia e Veriut është plotësisht e përshtatur me Politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së Unionit, theksoi Petrovska, duke theksuar se është e nevojshme që rruga e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor të jetë efikase dhe e shpejtë. Ministrja Kareiras theksoi se vendet me tekstin tashmë të harmonizuar të Marrëveshjes së bashkëpunimit kanë bërë hapin e parë drejt zhvillimit të bashkëpunimit në mbrojtje dhe se bashkëpunimi ka potencial të madh për zhvillim në të ardhmen. qa/mb/    

QËNDRONI TË LIDHUR