• e martë, 26 nëntor 2024

Petrovska: 24 persona dhe qen kërkimi do të dërgohen në Turqi që të ndihmojnë të shpëtohen jetë njerëzish

Petrovska: 24 persona dhe qen kërkimi do të dërgohen në Turqi që të ndihmojnë të shpëtohen jetë njerëzish

Shkup, 6 shkurt 2023 (MIA) - Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska sonte bëri të ditur se Ministria e Mbrojtjes dhe Armata do të dërgojnë ndihmë urgjente për përballje me pasojat e tërmetit katastrofik në Turqi.

“Me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes, Qeveria në seancën e jashtëzakonshme ka sjell vendim që të dërgohet ekip për mbrojtje dhe shpëtim nga Armata, qen kërkimi dhe ndihmë humanitare për Turqinë mike. Gjithsej 22 persona nga Batalioni i forcave speciale, dy persona udhëheqës dhe qen të trajnuar për kërkim së shpejti nisen për në Turqinë aleate që të ndihmojnë në shpëtimin e jetëve të njerëzve nën rrënojat e shkaktuara nga tërmeti katastrofik”, ka shkruar Petrovska në Fejsbuk pas mbledhjes së jashtëzakonshme qeveritare.

Ne solidarizohemi, thekson ajo, të ndihmojmë të mbijetuarit që të tejkalojnë këto kohë të vështira.

“Mikun në kohë të vështira gjithmonë do ta ndihmojmë”, ka shkruar Petrovska.

QËNDRONI TË LIDHUR