• e diel, 22 dhjetor 2024

Petkov: Është koha që Sofja dhe Shkupi t'u kthehen punëve më pozitive

Petkov: Është koha që Sofja dhe Shkupi t'u kthehen punëve më pozitive

Sofje, 5 shkurt 2023 (MIA) - Në marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut është me rëndësi që perspektiva të mos vihet vetëm në atë se çfarë incidenti ka ndodhur në të njëjtën kohë, derisa përballemi me gjuhën e urrejtjes, duhet të hapen edhe tema të tjera si infrastruktura dhe ekonomia me qëllim marrëdhëniet të mund të kenë edhe karakter pozitiv, deklaroi ish kryeministri bullgar dhe bashkëkryesues i partisë “Vazhdojmë me ndryshimin”, Kiril Petkov.

“Për momentin u është lënë disa njerëzve shumë të zhurmshëm ta definojnë dialogun mes dy vendeve. Është koha për t’u kthehemi punëve më pozitive”, ka thënë Petkovi në deklaratën për Radion kombëtare bullgare (BNR).

Sipas tij, vendit duhet t'i thuhet se kushtet i vendos BE-ja dhe se nëse dëshiron të ketë të ardhme evropiane nuk ka zgjidhje tjetër veçse të fillojë të punojë në tema pozitive me Bullgarinë dhe të shmang gjuhën e urrejtjes.

"Ky lloj dialogu është i mundshëm, sepse gjatë kohës së qeverisjes sonë arritëm që Evropa të rreshtohet në anën tonë", shton Petkovi.

 

QËNDRONI TË LIDHUR