• e premte, 05 dhjetor 2025

Peskovi mohon përfshirjen e Rusisë në bllokimin e sinjalit GPS në aeroplanin ku ndodhej Fon der Lajen në fluturimin për në Bullgari

Peskovi mohon përfshirjen e Rusisë në bllokimin e sinjalit GPS në aeroplanin ku ndodhej Fon der Lajen në fluturimin për në Bullgari

Moskë, 1 shtator 2025 (MIA) - Zëdhënësi i presidentit rus Vlladimir Putin, Dmitrij Peskov mohoi sot që Rusia të jetë e përfshirë në defektin teknik që ndodhi gjatë uljes së aeroplanit ku gjendej kryetarja e Komisionit Evropian (KE), Ursula fon der Lajen.

"Informacionet e juaja janë të pasakta", u tha Peskovi gazetarëve, raporton Gazeta.ru.

"Fajnenshëll tajms" më herët raportoi se kinse një sulm rus përmes bllokimit ka pamundësuar shërbimet e navigimit GPS në aeroportin e Plovdivit të Bullgarisë.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian konfirmoi sot se Sistemi global i pozicionimit (GPS) i aeroplanit ku ndodhej kryetarja e Komisionit Evropian është penguar gjatë udhëtimit të djeshëm të saj në Bullgari dhe se ka ateruar në mënyrë të sigurt.

"Mund të konfirmojmë se ka pasur ndërhyrje GPS, por aeroplani është ulur në mënyrë të sigurt në Bullgari. Kemi marrë informacione nga autoritetet bullgare se dyshojnë se kjo për shkak ka ndërhyrjen ruse", tha zëdhënësi i BE-së, transmetojnë mediat britanike.

Qeveria bullgare tha se sinjali GPS është humbur pasi aeroplani i Fon der Lajenit iu afrua Plovdivit në Bullgarinë jugore, duke i detyruar kontrollorët e trafikut ajror të kalojnë në sistemet e navigimit tokësor për të siguruar ulje të sigurt.

Incidenti ndodhi derisa Fon der Lajeni ishte në një turne katërditor në shtetet anëtare të BE-së që kufizohen me Rusinë.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR