• e hënë, 23 dhjetor 2024

Peskov: Sandu duhet të ofrojë prova mbi pretendimet për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhje

Peskov: Sandu duhet të ofrojë prova mbi pretendimet për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhje

Moskë, 21 tetor 2024 (MIA) - Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov deklaroi sot se presidentja e Moldavisë, Maja Sandu duhet të paraqesë prova për pretendimet e saj se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet e atij vendi, “sepse është një akuzë e rëndë”.

"Ajo duhet të paraqesë prova", tha Peskovi, duke u përgjigjur në pyetjen në lidhje me reagimin e Kremlinit ndaj akuzave të Maja Sandu për kinse ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e së dielës dhe deklaratën e saj se "grupet kriminale në atë vend po punojnë me shërbimet e huaja".

Së pari, nuk thotë saktësisht se për çfarë flasim. Së dyti, është një akuzë mjaft e rëndë kundër të njëjtave grupe kriminale dhe disa prova duhet t'i prezantohen publikut. Domethënë, nëse ajo thotë se nuk ka marrë vota për shkak të grupeve të caktuara kriminale, duhet të sigurojë prova për këtë”, ka thënë Peskovi.

Ai shton se do të ishte mirë që Sandu të jap sqarim për numrin e atyre që nuk votuan për te. “A janë edhe ato grupe kriminale apo mendon se qytetarët e Moldavisë që nuk e mbështesin, janë të lidhur me grupe kriminale”, pyeti Peskov.

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR