• e premte, 05 dhjetor 2025

Peskov: Rusia më shumë është si një ari se sa tigër

Peskov: Rusia më shumë është si një ari se sa tigër

Moskë, 24 shtator 2025 (MIA) - Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitrij Peskov, sot deklaroi, në pëgjigje të komenteve të presidentit amerikan Donald Tramp se Rusia është "tigër prej letre", se Rusia është më shumë si një ari se sa si tigër dhe se ari prej letre nuk ekzistojnë. 

"Termi 'tigër prej letre' ishe përdorur lidhur me ekonominë tonë... Rusia aspak nuk është tigër; në fund të fundit, Rusia më shumë lidhet me ari, ndërsa ari prej letre nuk ekzistojnë", deklaroi Peskov për radio RBC.

Trampi dje deklaroi se Ukraina, me mbështetje të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, ka shanse reale ta kthejë territorin e saj dhe t'i kthejë kufijtë që i ka pasur para fillimit të luftës me Rusinë. qa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR