• e martë, 24 dhjetor 2024

Peskov: Po bisedohet në fshehtësi për shkëmbimin e të burgosurve me SHBA-në, tani për tani nuk ka marrëveshje

Peskov: Po bisedohet në fshehtësi për shkëmbimin e të burgosurve me SHBA-në, tani për tani nuk ka marrëveshje
Moskë, 28 korrik 2022 (MIA) – Negociatat mes SHBA-së dhe Rusisë për shkëmbimin e të burgosurve, përfshirë edhe basketbollisten Britni Griner, doemos të zhvillohen në fshehtësi dhe pa bujë, njoftoi sot Kremlini. Por ende nuk është arrit marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve me profil të lartë, theksojnë për DPA autoritetet ruse në një deklaratë që erdhi një ditë pasi persona zyrtarë amerikanë deklaruan se kjo çështje do të diskutohet në të ardhmen e afërt. “E dimë se për çështje të tilla diskutohet pa u publikuar asnjë informacion”, deklaroi përmes telefonit zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov. "Opinioni zakonisht këtë e mëson kur marrëveshjet veçmë janë zbatuar”. Sekretari amerikan i shtetit, Entoni Blinken deklaroi se administrata amerikane punon në arritjen e marrëveshjes me Rusinë që do t’i mundësonte Grinerit dhe një amerikani tjetër të arrestuar, Pol Vilan të ktheheshin në shtëpi. Sipas disa raporteve, tregtari rus i armëve Viktor But në shkëmbim do mund të lirohet nga burgu amerikan. Griner përballet me dënim deri në 10 vjet burg pasi në kthim nga SHBA në shkurt në bagazhin e saj në  aeroportin e Moskës i është gjetur vaj kanabisi. Ajo luan profesionalisht basketboll në ligën ruse, derisa në SHBA nuk është në rrjedhë sezoni i basketbollit. Procesi gjyqësor kundër saj për posedim droge është në vijim. Zëdhënësja e diplomacisë ruse, Marija Zaharova përmes një kumtesë për media konfirmoi se bisedimet janë në rrjedhë, por nuk ka dhënë detaje rreth bisedimeve dhe shpjegoi se për momentin nuk ka marrëveshje për shkëmbim të të burgosurve. Blinken mbrëmë në brifingun në Uashington tha se së shpejti do të diskutojë për rastin me kolegun e tij rus, Sergej Lavrov si dhe vazhdimin e eksportit të drithit nga Ukraina. “Planifikoj të rikthehem në temën që për ne është prioritet: lirimin e Pol Vilanit dhe Britni Grinerit të cilët u arrestuan padrejtësisht dhe duhet t’u lejohet të kthehen në shtëpi”, tha ai. “Disa javë më parë vendosëm një ofertë të rëndësishme në tryezën e bisedimeve për të lehtësuar lirimin e tyre”, shtoi ai duke refuzuar të tregojë se cila është oferta.  

QËNDRONI TË LIDHUR