• e diel, 22 dhjetor 2024

Peskov: Nuk ka alternativë për ndërmjetësimin rus për Nagorno Karabahun

Peskov: Nuk ka alternativë për ndërmjetësimin rus për Nagorno Karabahun

Moskë, 2 maj 2023 (MIA) - Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov sot tha se nuk ka alternativë për ndërmjetësimin rus ndërmjet  Armenisë dhe Azerbejxhanit, në rajonin kontestues Nagorno-Karabah, gjatë kohës kur Uashingtoni i organizon negociatat ndërmjet dy vendeve.

"Në këtë fazë, nuk ekziston kornizë tjetër juridike që do të kontribuojë për zgjidhjen (e konfliktit). Nuk ka alternativë të marrëveshjes së arritur", tha Peskov, duke aludurar në armëpushimin e nënshkruar në vitin 2020 ndërmjet Armenisë dhe Azerbejxhanit me ndërmjetësimin e Rusisë.

Peskov vlerësoi se është e mirëseardhur çdo lloj ndihme për zgjidhjen e konfliktit, por shtoi se është i kujdesshëm ndaj "përpjekjeve të cilat e mjegullojnë bazën për zgjidhje të qetë".

Armenia dhe Azerbejxhani u përleshën në vitin 2020 për kontrollin e rajonit të Nagorno Karabahut. Konflikti përfundoi me një marrëveshje paqësore me të cilën u pranua fitorja e forcave të Azerbejxhanit. Marrëveshja u arrit me ndihmën e Rusisë.

Prej atëherë ushtarët rusë u stacionuan në Nagorno Karabah, por Armenia tashmë disa muaj ankohet në mosefikasitetin e tyre. Izolimi i Rusisë në skenën ndërkombëtare, për shkak të konfliktit në Ukrainë e kufizon edhe hapësirën për manovrim të Moskës.

Nagorno Karabahu, kryesisht territor armen, u shkëput nga Azerbejxhani, që solli luftë në vitet e 1990-ta në të cilën humbën jetën 30.000 njerëz. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR