Peskov: Nuk është e saktë se kërkojmë tërheqje të trupave të NATO-s nga Evropa Lindore
- Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, sot i mohoi pohimet rumune se Rusia ka kërkuar tërheqjen e trupave të NATO-s nga krahu i saj lindor, posaçërisht nga vendet të cilat iu bashkuan Aleancës pas vitit 1997, përfshirë Poloninë, Hungarinë dhe Çekinë.
- Post By Arta Bunjaku
- 14:55, 21 shkurt, 2025

Moskë, 21 shkurt 2025 (MIA) - Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, sot i mohoi pohimet rumune se Rusia ka kërkuar tërheqjen e trupave të NATO-s nga krahu i saj lindor, posaçërisht nga vendet të cilat iu bashkuan Aleancës pas vitit 1997, përfshirë Poloninë, Hungarinë dhe Çekinë.
Duke folur në brifingun me gazetarë në Moskë, Dmitrij Peskov e pranoi shqetësimin e Rusisë për zgjerimin e NATO-s drejt lindjes, por insistoi në atë se kërkesa të tilla nuk ishin parashtruar.
Kristian Dijakonesku, shef i kabinetit të presidentit rumun dhe këshilltar për mbrojtje dhe siguri nacionale, të mërkurën pohoi se Rusia e ka dhënë propozimin gjatë takimit me prëfaqësues zyrtarë amerikanë të martën në Arabinë Saudite, dhe se delegacioni amerikan e ka hedhur poshtë.
"Jo, kjo nuk është e saktë, kjo nuk i prëgjigjet realitetit", tha Peskov në pyetjen nëse Rusia ka parashtruar një kërkesë të tillë.
Ai plotësisht e sqaroi pozitën e Rusisë rreth kësaj çështjeje, duke thënë se "qëndrimi ynë për infrastrukturën ushtarake të NATO-s që po përparon drejt kufijve tanë është mirë i ditur. Nuk është fshehtësi se jemi të shqetësuar për atë shkak", tha peskov. ab/
Foto: МIА arkivi