• e martë, 25 mars 2025

Peskov: Negociatat me Uashingtonin do të jenë të vështira

Peskov: Negociatat me Uashingtonin do të jenë të vështira

Moskë, 23 mars 2025 (MIA) - Ne jemi vetëm në fillim të këtij udhëtimi. Negociatat e nesërme me Uashingtonin do të jenë të vështira. prioriteti i Moskës është vazhdimi i mundshëm i marrëveshjes për lundrim të sigurt të anijeve tregtare nëpër Detin e Zi, deklaroi zëdhënësi i kremlinit, Dmitrij Peskov për televizionin shtetëror rus para negociatave të ndara për ndërprerje të zjarrit mes SHBA-së, Ukrainës dhe Rusisë të cilat do të mbahen në Arabinë Saudite.

Deklaratat e tij vijnë pas bisedës së javës së kaluar telefonike mes presidentit rus, Vlladimir Putin dhe presidentit amerikan, Donald Tramp.

Shtëpia e Bardhë pas thirrjes kumtoi se dy liderët janë dakorduar se "lëvizja drejt paqes do të fillojë me ndërprerje të zjarrit në sferën e energjetikës dhe rrjetit infrastrukturor", pas çka do të pasojnë negociata për "ndërprerje detare të zjarrit në Detin e Zi, ndërprerje e plotë e zjarrit dhe paqe e përhershme". ab/

fotо: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR