• e premte, 05 dhjetor 2025

Peskov: Marrëveshja për ndërprerje të luftës me Ukrainën nuk mund të arrihet shpejtë

Peskov: Marrëveshja për ndërprerje të luftës me Ukrainën nuk mund të arrihet shpejtë

Moskë, 30 prill 2025 (MIA) - Arritja e marrëveshjes për ndërprerje të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës është një procedurë shumë e ndërlikuar që të ndodh shpejtë, tha sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, duke i komentuar frustrimet e SHBA-së për shkak të progresit të ngadaltë në negociatat për armëpushim në Ukrainë.

"Jemi të vetëdijshëm se Uashingtoni dëshiron të arrijë progres të shpejtë, por shpresojmë për një mirëkuptim se zgjidhja e krizës është shumë e ndërlikuar që të arrihet menjëherë. Ekzistojnë shumë detaje dhe një numër i madh i nuancave që duhet të zgjidhen para se të arrihet marrëveshje", tha Peskov në konferencën për media.

Në ndërkohë, të paktën 45 civilë u lënduan gjatë natës në një sulm rus me dronë mbi Harkovin. Kombet e Bashkuara njoftuan se numri i viktimave në Ukrainë është rritur në javët e fundit, madje edhe derisa Uashingtoni ndërmjetëson në marrëveshjen paqësore.

Presidenti rus Vladimir Putin mbështet thirrjet për armëpushim para negociatave paqësore, "por para se të bëhet kjo, duhet të përgjigjen  disa pyetje dhe të zgjidhen disa nuanca", tha Peskov.

Putini gjithashtu, është i gatshëm për biseda direkte me Ukrainën pa parakushte me qëllim që të arrihet marrëveshja paqësore", shtoi ai. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR