• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Peskovi: Linja telefonike mes Moskës dhe Uashingtonit për deeskalim nuk është në përdorim

Peskovi: Linja telefonike mes Moskës dhe Uashingtonit për deeskalim nuk është në përdorim

 Moskë, 20 nëntor 2024 (MIA) - Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskovi sot deklaroi se linja telefonike speciale, e cila u krijua për komunikimin midis Moskës dhe Uashingtonit pas krizës kubane të raketave, për momentin nuk është në përdorim.

 "Kemi një linjë të veçantë të sigurt komunikimi mes dy presidentëve, Rusisë dhe SHBA-së. Madje edhe për komunikim me video", deklaroi Peskovi për mediat ruse.

 Peskovi më pas shtoi se linja është në përdorim.

Mediat britanike raportojnë se diplomatët rusë paralajmërojnë se kriza aktuale midis Moskës dhe Uashingtonit është e krahasueshme me krizën bërthamore kubane në vitin 1962.

 Nga atje, ata deklarojnë se Moska e konsideron përdorimin e raketave me rreze të gjatë ATACMS, të cilat Uashingtoni ia dërgoi Ukrainës, janë një sinjal i qartë se Perëndimi dëshiron ta përshkallëzojë konfliktin.

Pasi media botërore të dielën njoftuan se SHBA-ja kishin autorizuar Ukrainën të përdorte raketa me rreze të gjatë ATACMS për sulme thellë brenda territorit rus, Ministria ruse e Mbrojtjes dje njoftoi se forcat e armatosura ukrainase brenda natës kishin nisur një sulm me gjashtë raketa balistike ATACMS në rajonin Brjansk. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR