Peskov: Lëshimi i raketave "Tomahavk" nga Ukraina do të kërkojë përfshirjen e SHBA-së, që mund të ketë fund të keq
- Lëshimi i raketave "Tomahavk" nga Ukraina do të kërkojë përfshirjen e specialistëve amerikanë, për shkak se dërgesa eventuale e këtyre raketave në Kiev dhe përdorimi i tyre mund të kenë fund të keq, deklaroi zëdhënësi i presidentit rus, Dmitrij Peskov, në brifing.
- Post By Sara Ademi
- 16:49, 13 tetor, 2025
Moskë, 13 tetor 2025 (MIA) - Lëshimi i raketave "Tomahavk" nga Ukraina do të kërkojë përfshirjen e specialistëve amerikanë, për shkak se dërgesa eventuale e këtyre raketave në Kiev dhe përdorimi i tyre mund të kenë fund të keq, deklaroi zëdhënësi i presidentit rus, Dmitrij Peskov, në brifing.
"Me të vërtetë, puna me raketa të tilla të ndërlikuara do të kërkojë përfshirjen e specialistëve amerikanë në proces në çdo rast. Ky është një fakt i dukshëm. Kjo është përmendur edhe në deklaratën e Medvedevit", tha zëdhënësi i Kremlinit, duke u përgjigjur në kërkesën për sqarimin e njoftimit të zëvendëskryetarit të Këshillit rus për Siguri, Dmitrij Medvedev, se dërgesa e armëve të tilla mund "të përfundojë keq" për të gjithë".
Sipas Peskovit, kushdo që ka edhe njohuri themelore për këtë çështje ështëi vetëdijshëm për këtë.
Medvedev shënoi në rrjetet sociale se dërgesa eventuale e këtyre raketave në Kiev mund të përfundojë keq për të gjithë. Ai theksoi se është e pamundur të bëhet dallimi mes "Tomahavk" i aftë të mbajë një kokë bërthamore dhe një me një kokë luftarake konvencionale gjatë fluturimit.
Nuk ka marrëveshje konkrete për bisedën telefonike mes presidentit rus Vladimir Putin dhe liderit amerikan Donald Tramp, por kjo mund të organizohet shpejtë", shtoi Peskov.
"Me të vërtetë, duke gjykuar sipas deklaratave të Trampit, ai përmendi një mundësi të tillë (për bisedë telefonike me Putinin). Aktualisht nuk ka marrëveshje konkrete për bisedë telefonike. Sapo të paraqiten, biseda do të mbahet. Ekzistojnë të gjitha mundësitë për organizim shumë më të shpejtë të bisedës së tillë", tha zëdhënësi i Kremlinit.
Trampi tha se para se të marrë një vendim përfundimtar për furnizimin e Kievit me raketa "Tomahavk", me siguri duhet të bisedojë për këtë me Putinin. sa/
foto: EPA