• e hënë, 23 dhjetor 2024

Peskov: Hyrja e Ukrainës në NATO është kërcënim i papranueshëm për sigurinë e Rusisë

Peskov: Hyrja e Ukrainës në NATO është kërcënim i papranueshëm për sigurinë e Rusisë

Moskë, 11 korrik 2024 (MIA) - Zgjerimi i Aleancës veriatlantike me Ukrainën është kërcënim i papranueshëm për sigurinë e Rusisë, deklaroi sot zëdhënësi i presdientit rus, Dmitrij Peskov me rastin e deklaratës së samitit të NATO-s në të cilën anëtaret e Aleancës veriatlantike porositën se hyrja e Ukrainës në NATO është e pakthyeshme.

"Mu prej fillimit thamë se zgjerimi i NATO-s me Ukrainën është kërcënim i papranueshëm për ekzistimin tonë, sigurinë tonë. Tani shohim se NATO miraton dokument në të cilin thotë se Ukraina definitivisht do t'i bashkangjitet NATO-s", deklaroi Peskov.

Ai përkujtoi se Rusia nuk do të bisedojë për elemente të sigurisë të cilët janë nxjerrë nga konteksti i përgjithshëm dhe sqaroi se vendi i tij është i gatshëm në përgjithësi t'i shqyrtojë të gjitha aspektet lidhur me sigurinë dhe kontinentin, si dhe ta garantojë sigurinë e vendeve të tjera.

Peskov theksoi se Rusia duhet të mendojë për kundërmasa për ta parandaluar NATO-n në tërësi, duke cekur se infrastruktura e tyre ushtarake gradualisht po lëvizë drejt kufijve rusë.

Njëkohësisht, ai theksoi se në rrjedhë janë diskutimet për korrigjim të doktrinës bërthamore ruse si prëgjigje të aktiviteteve të Aleancës veriatlantike.

Ai theksoi se blloku perëndimor de fakto është i përfshirë në konfliktin për Ukrainën dhe se "është koha të gjitha proceset të quhen me emrat e tyre adekuat". ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR