Peskov: Delegacioni rus do ta presë palën ukrainase të enjten në Stamboll
- Delegacioni rus do t'i presë përfaqësuesit ukrainas në Stamboll, deklaroi zëdhënësi i presidentit rus, Dmitrij Peskov për televizionin "Rosia 1".
- Post By Arta Bunjaku
- 21:34, 13 maj, 2025

Moskë, 13 maj 2025 (MIA) - Delegacioni rus do t'i presë përfaqësuesit ukrainas në Stamboll, deklaroi zëdhënësi i presidentit rus, Dmitrij Peskov për televizionin "Rosia 1".
"Delegacioni ynë do të jetë atje dhe do ta presë palën ukrainase", deklaroi zëdhënësi i Kremlinit.
Ai nuk e zbuloi përbërjen e grupit negociues të palës ruse, as nuk e saktësoi kohën e fillimit të takimit. ab/
Fotо ЕPА