• e shtunë, 13 dhjetor 2025

Peskov: Dëshirojmë të punojmë për paqe, jo për armëpushim

Peskov: Dëshirojmë të punojmë për paqe, jo për armëpushim

Moskë, 12 dhjetor 2025 (MIA) - Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitrij Peskov sot deklaroi se Moska insisiton për paqe, jo për armëpushim, dhe e hodhi poshtë idenë e presidentit të Ukrainës, Volodimir Zelenski për mbajtjen e referendumit lidhur me çështjen territoriale. 

"Nëse idea është të krijohet një justifikim për të kërkuar armëpushim, pushim në front, atëherë natyrisht nuk do të funksionojë. Sepse ne duam të punojmë për paqe, jo për armëpushim", tha Peskov.

Zëdhënësi i Kremlinit theksoi se armëpushimi do të ishte "mashtrim dhe një truk" dhe se paqja në Ukrainë duhet të ketë "garanci të sigurta". qa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR