• e premte, 05 dhjetor 2025

Peshkopi amerikan kërkon që Trampi të kërkojë falje që e portretizoi veten si papë

Peshkopi amerikan kërkon që Trampi të kërkojë falje që e portretizoi veten si papë

Uashington, 5 maj 2025 (MIA) - Peshkopi amerikan Tomas Paproki kërkoi që presidenti amerikan Donald Tramp publikisht të kërkojë falje për portretizimin e fotografisë së tij si papa i ardhshëm, të gjeneruar nga inteligjenca artificiale.

Një javë pasi mori pjesë në funeralin e Papa Françeskut, Trampi ndau në mediat sociale një imazh të gjeneruar nga inteligjenca artificiale, ku shfaqej i veshur me rrobat e bardha të papës.

"Kjo është thellësisht fyese për katolikët, veçanërisht në këtë kohë të shenjtë kur ende po mbajmë zi për vdekjen e Papa Françeskut", tha Peshkopi Paproki i shtetit amerikan Illinois në një postim në mediat sociale.

"Duke publikuar një fotografi të maskuar si Papa, presidenti Tramp po tall Zotin, Kishën Katolike dhe Papatin", tha peshkopi.

Vatikani ende nuk ka lëshuar një koment zyrtar mbi foton papale të Trampit, të cilën ai e postoi në llogarinë e tij Truth Social të shtunën dhe u nda nga llogaria zyrtare e Shtëpisë së Bardhë në rrjetin X.

Trampi më parë bëri shaka se ai vetë do të ishte "numri një" për Papën e ardhshëm.

Pas vdekjes së Papa Françeskut, Kisha Katolike po përgatitet të zgjedhë një udhëheqës të ri. Konklavi i kardinalëve të përshtatshëm fillon të mërkurën. sa/

foto: X

QËNDRONI TË LIDHUR