• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pesëmbëdhjetë protestues u lidhën në hyrje të Knesetit izraelit

Pesëmbëdhjetë protestues u lidhën në hyrje të Knesetit izraelit

Jerusalem, 30 mars 2023 (MIA) - Një grup prej rreth 15 protestuesish që protestuan kundër politikës së qeverisë, sot në mëngjes janë lidhur në hyrje të Knesetit, transmeton gazeta "Xherusalim post".

"Në vend që t'i zgjidhin problemet e familjeve, të luftojnë për të parandaluar rritjen e vazhdueshme të shpenzimeve për jetë dhe ta ripërtërijnë sistemin arsimor, anëtarët e koalicionit në pushtet po kryejnë ndërhyrje të regjimit, krijojnë milici të rrezikshme të dhunshme, e hedhin poshtë ligjin që do t'i mbrojë gratë dhe  me qëllim na çojnë të gjithë neve në luftë qytetare për interesa personale”, theksojnë protestuesit. 

Javët paraprake në Izrael u shënuan  protesta masive të qytetarëve që kundërshtojnë në reformat gjyqësore qeveritare. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR