Pesë zjarre aktive në territorin e vendit
- Sot deri në orën 20, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka gjithsej 22 zjarre në ambient të hapur, prej të cilëve 5 janë aktive, 3 janë nën kontroll dhe 14 janë të shuar, kumtoi Qendra për menaxhim me kriza (QMK).
- Post By Ramize Qamili
- 21:37, 25 shtator, 2025
Shkup, 25 shtator 2025 (MIA) - Sot deri në orën 20, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka gjithsej 22 zjarre në ambient të hapur, prej të cilëve 5 janë aktive, 3 janë nën kontroll dhe 14 janë të shuar, kumtoi Qendra për menaxhim me kriza (QMK).
AKTIVË: 5 Komuna Çuçer Sandevë dhe Likovë: fsh. Malinë, fsh. Tanushë dhe fsh. Lukare (pyll i përzier);
Komuna Dollnenit: fsh. Dolgaec, vendi “Tutunica” (vegjetacion i ulët); Komuna Gjevgjeli: fsh. Davidovë (arë);
Komuna Dellçevë: deponia Ostreck (deponi); Komuna Kumanovë: fsh. Lubodrag (vegjetacion i ulët dhe kashtë).
NËN KONTROLL: 3 Komuna Prilep: fsh. Dabnicë dhe vendi “Tri bagremi” (vegjetacion i ulët dhe mbeturina);
Komuna Gjevgjeli: mali Kozhuf (zjarr pranë toke); Komuna Studeniçan: fsh. Malçisht – fsh. Osinçan (vegjetacion i ulët dhe pyll i degraduar).
TË SHUAR: 14 Komuna Butel 1: deponia Vizbeg (mbeturina të djegura); Komuna Butel 2: bul. Bosnja e Hercegovina (vegjetacion i ulët);
Komuna Çair: te Akuadukti i Shkupit (vegjetacion i ulët); Komuna e Brodit: mbi fsh. Bençë në malin Dobra Vodë (pyll me dushk dhe fier);
Komuna Shtip: fsh. Ljuboten (vegjetacion i ulët i djegur, e përfshirë 1 shtëpi dhe 3 stalla);
Komuna Demir Hisar: fsh. Suvodol (vegjetacion i ulët dhe mbeturina); Komuna Haraçinë: fsh. Haraçinë (deponi);
Komuna Petrovec: fsh. Rzhançinë – fsh. Taor (vegjetacion i ulët dhe kallamishte);
Komuna Manastir: lagjja Ushiç (mbeturina); Komuna Krivogashtani: fsh. Podvis (vegjetacion i ulët);
Komuna Kërçovë 1: Kërçovë (deponi); Komuna Kërçovë 2: fsh. Popovjan(kashtë);
Komuna Kërçovë 3: fsh. Zajas (kashtë); Komuna Tetovë: pas qendrës “Centrum” (arë).
Foto: arkivi i MIA-s