• e premte, 22 nëntor 2024

Pesë trupa janë gjetur në jahtin luksoz të fundosur në afërsi të bregut të Siçilisë

Pesë trupa janë gjetur në jahtin luksoz të fundosur në afërsi të bregut të Siçilisë

Palermo, 21 gusht 2024 (MIA) - Pesë trupa janë gjetur në mbetjet e jahtit luksoz që u fundos gjatë stuhisë në afërsi të bregut të Siçilisë.

Siç raporton DPA, tre thasë me trupa sot pasdite janë dërguar në portin Portçello, pas fundosjes së jahtit rreth orës 5 të mëngjesit të së hënës.

Shefi i agjencisë së mbrojtjes civile të Siçilisë, Salvatore Koçina, tha se katër trupa ishin gjetur dhe përpjekjet ishin "në vazhdim" për të nxjerrë një të pestë në breg.

Ai tha se do të ketë një hetim në kohën e duhur, por prioritet është gjetja e atyre që janë ende të zhdukur.

Roja bregdetare italiane nuk e ka përjashtuar më parë mundësinë që të zhdukurit, përfshirë manjatin e teknologjisë Majk Linç dhe vajzën e tij 18-vjeçare Hana, janë ende gjallë dhe ekspertët kanë spekuluar se gjatë fundosjes së jahtit mund të formohen xhepa ajri.

Mes të zhdukurve janë kryetari i Bankës Morgan Stenli Interneshënall, Xhonatan Blumer, gruaja e tij Xhudi Blumer, avokati i Kliford Çens, Kris Morvillo dhe gruaja e tij Neda Morvillo.

Kontrolle janë kryer edhe mëngjesin e sotëm në trupin e brendshëm të jahtit.

Një ekip prej katër hetuesish britanikë nga Organizata qeveritare britanike për hetim të aksidenteve detare (MAIB) gjithashtu mbërriti në Portçelo për ta hetuar vendin e fundosjes.

MAIB po heton se ç'farë ka ndodhur sepse jahti  Bazesian ka lundruar nën flamurin britanik.

Roja bregdetare itlaiane kumtoi se MAIB nuk është përfshirë në hetimin pas njerëzve të vdekur dhe se nuk është kërkuar ndihmë.

Majk Linç, njëri nga pasagjerët e zhdukur "është Bill Gejtsi britanik". Ai është bashkëthemelues i kompanisë softuerike Autonomy, ndërsa në vitin 20211 e shiti gjigantin kompjuterik amerikan Hewlett-Packard (HP) për 11 miliardë dollarë. Në qershor, ai ishte liruar nga SHBA për disa akuza për mashtrim, për të cilën është kërcënuar me dënim me burg prej 20 vitesh.

Jahti u fundos ditën e njejtë kur Stiven Çembërlen i cili ishte akuzuar me Linç në rastin me mashtrimin, vdiq pasi e goditi një automobil.

Jahti luksoz mund të akomodojë deri në 12 të ftuar në gjashtë suita. Pronarja është Anxhela Bakares, gruaja e Linç, e cila është një nga 15 personat e shpëtuar. Një nënë dhe foshnja e saj njëvjeçare nga Britania e Madhe kanë shpëtuar gjithashtu. Gruaja tha se e mbajti fëmijën e saj mbi sipërfaqen e detit për ta shpëtuar nga mbytja.

Një anije me flamur holandez aty pranë shpëtoi të mbijetuarit derisa mbërritën shërbimet e urgjencës. Pasi stuhia kaloi, kapiteni Karsten Borner tha se ekuipazhi i tij vuri re se jahti pas tyre ishte zhdukur. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR