Pesë të vrarë, tetë të plagosur në një sulm në Kashmir
- Të paktën pesë persona janë vrarë, ndërsa tetë janë plagosur pasi militantë të dyshuar hapën zjarr ndaj tyre në rajonin indian Kashmir.
Nju-Delhi, 22 prill 2025 (MIA) - Të paktën pesë persona janë vrarë, ndërsa tetë janë plagosur pasi militantë të dyshuar hapën zjarr ndaj tyre në rajonin indian Kashmir.
Sipas policisë indiane, sulmi ka ndodhur në Pahalgam, një destinacion popullor turistik në territorin kryesisht mysliman që tërheq mijëra turistë çdo verë.
Sipas autoriteteve, sulmi ishte vepër e militantëve që hapën zjarr automatikisht ndaj turistëve në Baisara, rreth pesë kilometra nga Pahalgam, Disa turistë, kryesisht indianë, kanë pësuar plagë me armë zjarri dhe janë rrugës për në spital. Autoritetet janë në kërkim të sulmuesve, zona është rrethuar. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s