• e premte, 05 dhjetor 2025

Pesë të vrarë dhe mbi 20 të plagosur në sulmin ajror rus në Harkov

Pesë të vrarë dhe mbi 20 të plagosur në sulmin ajror rus në Harkov

Kiev, 18 gusht 2025 (MIA) - Të paktën pesë persona janë vrarë, ndërsa më shumë se 20 të tjerë janë plagosur në një sulm ajror rus në qytetin lindor të Ukrainës, Harkov, njoftoi prefekti Igor Terehov në Telegram. Në një postim të mëparshëm, ai theksoi se në mesin e viktimave është edhe një fëmijë.

Moska vazhdon fushatën e saj intensive të bombardimeve me sulme në të gjithë vendin.

Terehov informoi se katër dronë luftarakë rusë goditën një ndërtesë banimi herët këtë mëngjes.

Në qytetin portua jugor të Odesës, u godit infrastruktura e karburantit gjatë një sulmi ajror gjatë natës, deklaroi guvernatori rajonal Oleg Kiper. Zjarrfikësit arritën të shuajnë zjarrin e madh.

Në rajonin verilindor të Sumit autoritetet raportuan sulme me bomba rrëshqitëse.

Këtë mëngjes, raketat goditën gjithashtu qytetin e Zaporozhjes, duke dëmtuar infrastrukturën urbane, njoftoi guvernatori rajonal Ivan Fedorov, duke shtuar se gjashtë persona u plagosën.

Shpërthime u raportuan edhe në qytete të tjera, përfshirë Donjeckun e pushtuar nga Rusia.

Ukraina për gati tre vjet e gjysmë mbrohet nga invazioni rus. qa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR